
Trageti 'Af Claudia', i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës, ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit.
Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë.
E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.
Ne momentin e këputjes nuk ka pasur pasagjere te imbarkuar ne traget.
Trageti Af Claudia, tashmë pritet të niset drejt Ankonës.



