"Range Roveri" përplas për vdekje 74-vjeçarin në Has

"Range Roveri" përplas për vdekje 74-vjeçarin në Has

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Has.

Një makinë luksoze “Range Rover”  ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar, i identifikuar si shtetasi me inicialet R.D, banues në Krumë.

"Më datë 01.02.2019, në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, shtetasi A.A., banues në Zahrisht, Has, duke drejtuar mjetin tip "Rangrover", ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë", bën me dije policia. 

I plagosur është transportuar në spitalin e Kukësit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy