
Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur armë zjarri dhe me doza kokaine gati për shitje.
Burime policore bëjnë me dije se në peranga është vënë Shpëtim Herri, 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit", shërbimet e policisë kanë ndaluar mjetin tip "Volkwagen" me drejtues shtetasin Shpëtim Herri.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte 29-vjeçari, policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip "Volkswagen".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësi.



