Një automjet u përfshi nga flakët në fshatin Ravonik të Korçës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin. Sipas pamjeve të siguruara, automjeti është shkatërruar plotësisht.
Policia e Korçës po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.



