
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona ditën e sotme, pasi janë kapur duke transportuar shtatë emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, në pranga përfunduan shtetasit L. Gj., 33 vjeç, banues në Durrës dhe G. G., 36 vjeç, banues në Fier.
“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihen në pranga 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 7 shtetas të huaj nga vendet e treta”, njoftoi policia.
Shtetasit e mësipërm u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj me mjetin e tyre. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme.



