Tentoi të vriste një shtetas me armë zjarri, në pranga pas 3 vitesh 29-vjeçari

Tentoi të vriste një shtetas me armë zjarri, në pranga pas 3 vitesh 29-vjeçari

Një 29-vjeçar me inicialet B.K., i shpallur në kërkim pasi kishte tentuar të vriste një shtetas me armë zjarri në vitin 2020, përfundoi në prangat e policies.

Në gusht të 2020-ës, pas një konflikti të çastit, ai tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Në njoftim thuhet:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy