Parandalohet një krime në familje falë një telefonate të kryer në numrin e policisë së kryeqytetit. Një person i ka telefonuar policisë për të denoncuar dhunën e të vëllait dhe kërcënimin se do ta vriste me armë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 40-vjeçarin Edmond Ç., banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër me 5 fishekë.
Materialet procedurale iu kaluan prokurorisë për veprën “dhunë në familje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.



