Konfiksimi i pasurisë është goditja më e madhe ligjore që mund ti jepet krimit të organizuar, detyrë të cilën ligji ia ka ngarkuar prokurorisë së posaçme.
Do të shohim se cilat janë rezultatet e prokurorisë së posacme sa i takon konfiskimit të pasrive kriminale.
SPAK gjatë vitit 2022 ka përdorur tre ligje të cilat i japin mundësi që pasuritë të cilat janë të vendosura nga para kriminale të klaojnë në favor të shtetit.
Ligji antimafia i miratuar në 20009 është njeri prej tyre dhe si pasojë e aplikimit të këtij ligji
Gjatë 2022 me anë të këtij ligji janë konfiksuar 4 pasuri të luajtshme si toka apo apartamente, 13 pasuri të paluajtshme ku kryeisht futen makinat . Gjithashtu janë konfiksuar 11 subjekte tregtare, nga të cilët 4 të konfiskuar plotësisht. Ndërsa në 7 raste të tjera kanë kaluar në favor të shtetit kuotat përkatëse të personave nën hetim. Në total SPAK ka dërguar 10 kërkesa për konfiskim ne vitin 2022 por vetëm 2 vendime janë dhënë nga gjykata.
Operacioni Forca e Ligjit është një tjetër mënyrë ligjore të cilën SPAK e përdori gjatë vitit që lamë pas për konfiksimin e pasurive të ardhura si pasojë e aktiviteteve kriminal. Në zbatim të tij janë konfiskuar 84 pasuri të paluajtshme, 34 të luajtshme si dhe 7 kompani. Katër prej këtyre subjekteve janë konfiskuar plotësisht dhe në 3 raste të tjera vetëm kuotat e personave që kanë qënë nën hetim.
SPAK ka konfiskuar edhe disa pasuri gjatë procesit penale ku në totoal janë dy partamente, një tokë më sipërfaqe 300 mije metra katrore,18 automjete si rreth 100 mijë euro.
Ajo që bie në sy në konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar është mungesa e parave. Prokurorët kanë munduru të gjejne shumë pak nga cash-i që kanë grupet të kriminale të cilat i fusin në ekonomi për t'i pastruar.
Hetimi i pasuirve të krimit nuk ka qenë arma e fortë e prokurorisë dhe policisë shqiptare ndër vite, ndërsa shumica e eskpertëve e shohin këtë si mungesë vullnteti se sa pamundësi nga ana e agjencive.
Megjithatë SPAK gjatë vitit 2022 ka nisur disa hetimeve pasurire dhe ka sekeustruar disa milionë euro, pasuir e cila nuk mund të tjetërsohet apo ti ndryshohet destinacioni deri në një vednim për konfiskim apo jo nga ana e gjykatës.



