
Skaneri i kryer nga policia kufitare e Kapshticës, ka pikasur dy emigrantë të fshehur në një kamion.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar me skaner, në mjetin kamion tip “Volvo” që E. S., drejtonte, u gjetën të fshehur dy emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



