Gjykata e Apelit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Belinda Ballukut, për heqjen e masës së pezullimit nga detyra.
Kujtojmë se Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, ai i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Duke i kaluar detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, Balluku foli për herë të parë edhe për hetimin të hapur ndaj saj.
Ajo tha se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe se është drejtësia ajo që do ta zbardhë të vërtetën.



