
Një 45-vjeçar dyshohet të jetë vetêvrarë në vendin e punës pak para mesnatës së të mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare TEG, ku menaxheri i sigurisë M.L. ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Policia po sqaron rrethanat. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



