U kapën me kokainë gati për shitje, prangosen dy persona në Tiranë (VIDEO)

U kapën me kokainë gati për shitje, prangosen dy persona në Tiranë (VIDEO)

Dy operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve u finalizuan brenda 12 orëve në Tiranë. Në operacionin "Yellow pack" u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. 

Në operacionin "Plastic" u arrestua 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

 

NJOFTIMI

Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara "Yellow pack" dhe "Plastic", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar "Yellow pack" u vu në pranga 1 shtetas dhe u sekuestrua 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.  Gjatë operacionit policor të koduar "Plastic" u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua në gjendje të lirë një tjetër, si dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionet policore të koduara "Yellow pack" dhe "Plastic".  Në kuadër të operacionit policor të koduar "Yellow pack” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- V. K., 46 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Në rrugën "Asim Vokshi", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 46 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

---

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Plastic" u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

- R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike  kokainë, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy