Akuza për shpërdorim detyre/ AMP pezullon katër punonjës policie në Berat

Akuza për shpërdorim detyre/ AMP pezullon katër punonjës policie në Berat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar pezullimin nga detyra të katër punonjësve të Policisë në Berat, pas akuzave për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Veprimet e AMP-së, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, zbuluan se efektivët dhe inspektori në fjalë, me veprime dhe mosveprime, kishin favorizuar ose penalizuar drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor.

Vendimi u mor pas ekzekutimit të urdhrit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, duke u aplikuar masa ndalimi për ushtrimin e detyrës, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Katër punonjësit e pezulluar janë:

Inspektor A.S., Trupë shërbimi, Seksioni për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat;

Inspektor M.D., Trupë shërbimi, Seksioni për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat;

Inspektor A.Q., Trupë shërbimi, Seksioni për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat;

Inspektor K.G., Oficer i Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Berat.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar ndaj misionit për garantimin e zbatimit të ligjit dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave të Policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy