
Policia në Himarë ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. P., banues në fshatin Qeparo, pasi po ndërtonte pa leje brenda vijës së verdhë.
Ky shtetas po ndërtonte objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Komisariati i Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.



