Grabiti një institucion financiar nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu në Peshkopi

Grabiti një institucion financiar nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu në Peshkopi

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi pak ditë më parë pikën e ‘Kredo.al’ në Peshkopi. Policia ka vënë në pranga Jeton Bardhin, i cili ka grabitur 179.100 lekë të rinj.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. 

Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Jeton Bardhi, 27 vjeç,  banues në fshatin Sinë, Dibër.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy