Plagosja në Vlorë/ Diego Hanaj përdorte tre emra, para pak ditësh ishte kthyer nga Holanda

Plagosja në Vlorë/ Diego Hanaj përdorte tre emra, para pak ditësh ishte kthyer nga Holanda

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e Diego Hanaj dy ditë me parë në Vlorë, pasi u qëllua nga persona ende të paidentifikuar me kallashnikov.

Burime për MCN, bëjnë me dije se ai përdorte tri emra, Teki Haxhiraj, Teki Hanaj dhe Diego Hanaj. Ai kishte disa ditë që kishte ardhur nga Holanda dhe makina tip 'Audi' kishte kaluar edhe herë të tjera në lagje, ndërsa dyshohet se ishte ruajtur nga autorët.

Po ashtu mësohet se makina e autorëve ishte me numër shasie të fshirë dhe targa të vjedhura në Tiranë. Kamerat kanë kapur makinën por pa mundur që të identifikojnë autorët.

Në dëshminë e Diego Hanajt për efektivët e policisë, 36-vjeçari është shprehur se 'Nuk njoha njeri, dhe nuk kam konflikt me askënd', duke mos ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Makina “Audi”, natën e atentatit nuk i ndaloi patrullës së policisë, por ka ikur me shpejtësi marramendëse dhe më pas ka humbur gjurmët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy