Arrestohen 7 persona gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Arrestohen 7 persona gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

Shtatë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, gjashtë prej të cilëve ishin shpallur me kohë në kërkim.

Burime nga policia thanë se personi tjetër, me inicialet E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në flagrance, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sakaq përpos punës për zbatimin e rregullave të aktit normativ për koronavirusin janë vënë në pranga edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët kanë qenë shpallur në kërkim.

• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi”;

•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim";

•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Të gjitha materialet i janë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy