Në kërkim në Kosovë për drogë, kapet në Fushë Krujë

Në kërkim në Kosovë për drogë, kapet në Fushë Krujë

Një person i kërkuar nga Kosova për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, është vënë në prangat e policisë.

 

Në kuadër të këtij operacioni, në Fushë Krujë, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

 

Gjykata e Gjakovës në Kosovë, me vendimin e datës 14 mars 2023, e ka dënuar 36-vjeçarin me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy