
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.
Sipas njoftimi të policisë, shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



