Në kërkim që prej 2014-ës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Në kërkim që prej 2014-ës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ka rezultuar në kërkim nga Prokuroria Publike e Milanos. Sipas mediave të huaja, i riu shqiptar ishte dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg për dëmtime pronash dhe vjedhje të kryera në komunën e Vanzagos në vitin 2014. Ai u arrestua mbrëmjen e 16 Tetorit, në kohën kur policia në Gallarate gjatë një kontrolli të zakonshëm ka rënë në gjurmët e dy djemve të rinj, të cilët po ecnin në një rrugë pa njerëz, larg zonës së frekuentuar zakonisht për “jetë nate”.

Pas identifikimit të dy të rinjve ata konstatuan se 26-vjeçari nga Shqipëria ishte në kërkim. Për të ishte lëshuar nga Prokuroria Publike e Gjykatës së Milanos një urdhër ekzekutimi, sipas të cilit shqiptari duhet të ishte në burg duke vuajtur dënimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy