KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Sokol Pasho 

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Sokol Pasho 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho.

KPK njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, Sokol Pasho bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Sokol Pasho gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në seancë u vu në dukje se gjyqtarit i ishte kaluar barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 330 mijë lekë dhe pyetje mbi mosdeklarimin e gjendjeve cash deri në vitin 2010 të përdorura në blerjen e një apartamenti.

Pasho i kundërshtoi dy gjetjet, por në tërësi vlerësoi hetimin si “objektiv dhe të paanshëm”.

Sokol Pasho ka punuar në pozicione drejtuese në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2003-2008 si dhe këshilltar në institucionin e Avokatit të Popullit në vitet 2011-2013. Në vitin 2013, Pasho është rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa prej vitit 2016 punon si gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy