Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë Fushë-Mamurrasit.
Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Milotit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, një person është plagosur rëndë, dhe dyshohet se bëhet fjalë për drejtuesen e mjetit.
E lënduara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



