“Diesel 3” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u sekuestrua 2 tonë naftë kontrabandë, çka çoi në arrestimin e një personi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.
Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



