
Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme, teksa ishte duke ecur në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël, rreth 1 km larg tunelit.
Automjeti i llojit, tip “Benz Class” është përfshirë nga flakët rreth orës 12:45.
Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin pushtuar automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë.
Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.



