“Terminali” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një i dyshuar për vjedhje me dhunë, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, në afërsi të terminalit të autobusëve, te “Casa Italia”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor.
Nga ana e uniformave blu, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
32-vjeçari, mesditën e djeshme, në afërsi të terminalit të autobusëve, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



