Makina del nga rruga në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen katër persona

Makina del nga rruga në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen katër persona

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes së një makine nga rruga në hyrje të tunelit të Murrizit.

Rreth orës 23:45 të mbrëmjes së të dielës, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos,  shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy