Aksident me pësojë një person të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, ku një mjet furgon me drejtues shtetasin D. L. është përfshirë në aksident me 2 mjete (kamionë), me drejtues shtetasit E. Sh. dhe S. Sh.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi D. L., i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



