Përkeqësimi i motit në Dibër/ Shehu: Zona e Lurës e izoluar prej dy orësh nga stuhia e dëborës (VIDEO)

Përkeqësimi i motit në Dibër/ Shehu: Zona e Lurës e izoluar prej dy orësh nga stuhia e dëborës (VIDEO)

Me rikthimin e reshjeve të dëborës në disa zona të vendit, duket se janë kthyer edhe vështirësitë ne qarkullim në disa akse rrugore.

Në një komunikim për “MCN live”, prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhmedin Shehu, thotë se zona e Lurës, veçohet me vështirësi në qarkullim, ku përgjatë dy orëve te fundit është prekur nga stuhia e dëborës.

“Kryesisht akset nacionale janë në kalueshme në Bulqize, Peshkopi, por vazhdojnë reshjet e dëborës në zonën e Gollobordës, Lurë, Kala, ka borë, vështirësi ka por të menaxhueshme dhe të kalueshme me goma dimërore dhe zinxhir. Vështirësia më e madhe është krijuar në zonën e Lurës. Poashtu edhe ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Lurë dhe po punohet për kthimin e gjendjes në normalitet.

Poashtu prefekti Shehu, thotë se nga kjo gjendje e rrugëve janë bllokuar edhe tre makinë në zonën e Lurës.

“Tre makina janë të bllokuara, në këtë aks rrugore, firmat kontraktore janë përgjigjur që në 2 të natës, po hedhin kripë, por është një zonë mbi 150 m mbi nivelin e detit, dhe rruga aty është e vështirë në verë, e jo më në dimër. Ne tani jemi në komunikim për tu ardhur në ndihmë këtyre makinave, me emergjencat civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy