
Nëntë poste lojërash me ekrane dhe tastiera të veçanta janë sekuestruar nga specialistët e hetimit dhe krimit në komisariatin numër 2, në Tiranë. Në pranga është vënë një 34-vjeçar.
“Blutë e Tiranës nga kontrolli që kanë ushtruar në lokalin e të riut tip bar-kafe, kanë gjetur dhe sekuestruar 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat dyshohet se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
34-vjeçari është vënë në pranga dhe pritet që në ditët në vijim të përballet me Gjykatën e Tiranës për caktim të masës së sigurisë. Ai dyshohet për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.



