Greta Thunberg refuzon çmimin prej 46 mijë eurosh (VIDEO)

Greta Thunberg refuzon çmimin prej 46 mijë eurosh (VIDEO)

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja ambientaliste nga Suedia Greta Thunberg ka refuzuar çmimin që iu ofrua asaj nga Këshilli Nordik, me një vlerë për 500 000 korona suedeze (rreth 46 000 euro), duke deklaruar se "lëvizja klimatike nuk ka nevojë për çmime të mëtejshme".
Në një mesazh të postuar në “Instagram”, Thunberg falënderoi Këshillin Nordik për ofertën duke e cilësuar si një "nder të madh", por kritikoi gjithashtu Suedinë dhe vendet e tjera nordike për moskontributin e mjaftueshëm në luftën kundër ndryshimit të klimës. Në veçanti, aktivistja citoi një raport nga WWF dhe Rrjeti Global i Gjurmëve, sipas të cilit Suedia dhe vendet e tjera të rajonit sillen sikur bota të ketë burimet e katër planeteve. Hendeku midis asaj që shkenca thotë se bën për të kufizuar rritjen globale të temperaturës dhe atë që po bëhet është "gjigant", theksoi Thunberg, duke ftuar "politikanët dhe njerëzit në fuqi" të dëgjojnë më të mirën që ofron aktualisht shkenca”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy