Një 33-vjeçare me iniciale H.K është larguar nga banesa e saj në Lushnje përpara dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Denoncimin për zhdukjen e 33-vjeçare e ka bërë në polici motra e saj, shtetasja E.H., 35-vjeçe Në njoftimin e policisë thuhet: Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja E. H., 35 vjeçe, se motra e saj, shtetasja H. K., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



