
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit të parë të Ukrainës në negociatat me Rusinë, raportojnë gazetat ukrainase “Ukrainska Pravda” dhe “The Kyiv Indipendent”.
Ai është Denys Kireev, i cili dyshohej se dërgonte informacione në Rusi, tha deputeti Oleksiy Honcharenko, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit Sekrete në Kiev teksa po përpiqeshin ta ndalonin.
Gjatë arrestimit, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës qëlloi për vdekje një anëtar të delegacionit negociues ukrainas Denys Kireev. Dyshohej për tradhti të lartë”, shkroi Honcharenko në kanalin e tij Telegram.
Ai pretendon se Shërbimi i Sigurimit kishte prova të qarta për tradhtinë e Kireev, duke marrë shkas nga bisedat telefonike.
Kireev ishte një bankier. Në 2010-2014 ai punoi si Zëvendës Kryetar i Parë i Bordit të Oschadbank, dhe më parë ai ishte anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Ukreximbank.



