Sherr mes të rinjve shqiptarë në Athinë, vritet 23-vjeçari

Sherr mes të rinjve shqiptarë në Athinë, vritet 23-vjeçari

Një i ri shqiptar u vra gjatë një sherri mes të rinjsh në sheshin “Exarchia” në Athinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Viktima është 23-vjeçari shqiptar Mihal Kapurani, nga Korça. I riu është konfliktuar me tre bashkëkombas të tij për shkaqe ende të panjohura. Sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikës.

I riu shqiptar ndërroi jetë në spital, ku u dërgua për të marrë ndihmën mjekësore për plagët e shkaktuara nga bashkëkombësit e tij.

Autoritetet greke kanë indentifikuar autorët e vrasjes. Njëri prej tyre është një shtetas shqiptar me origjinë nga Përmeti, i cili jetonte në Athinë. Ndërsa dy të tjerët janë të rinj me banim në Shqipëri, por që ndodheshin në shtetin fqinj prej disa ditësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy