Vrasja e kryekomisarit/ Kërkohet për herë të dytë ekstradimi i porositësit

Vrasja e kryekomisarit/ Kërkohet për herë të dytë ekstradimi i porositësit

Ministira e Drejtësisë ka kërkuar nga prokuroria e Përgjithshme informacion në lidhjen me fazën aktuale të hetimit për personat Bledar Janebllin alias Rikardo Muho, Kristaq Lecin dhe Gerti Kajon, të dyshuar për vrasjen e kryekomisar Artan Cukut.

Në këtë kërkesë Ministria kërkon që në bazë të këtij informacioni të merret dhe të bëhet edhe njehëre kërkesa për ekstradim e këtyre shtetasve.

Ministria e Drëjtësisë, në vijim të komunikimit në kuadër të çështjes së ekstradimit nga Greqia në Shqipëri të shtetasve Kristaq Leci alias Gerti Kajo dhe Bledar Jambelli alias Rikardo dhe në referencë të shkresës nr. 1259/1, Prot. A.H datë 26.12.2019, pasi ju ka informuar mbi refuzimin e ekstradimit të këtyre shtetasve nga ana e autoriteteve greke të drejtësisë për arsye politike referuar nenit 3  të “Konventës Europiane të ekstradimit”, të vitit 1957, lutet ta informojë mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes së shtetasve të lartpërmendur si dhe nëse është regjistruar ndonjë procedim penal tjetër ndaj tyre me qëllim riparaqitjen e kërkesës për ekstradimin e tyre”, thuhet në kërkesën e Ministrisë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.

Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy