Zhdukja e sasisë së verës nga banesa e Ergys Agasit dhe mënyra sesi është vepruar, mbetet për një përgjigje nga ana e doganës. Mendohet e kostoja e verës së shtrenjtë arrin deri në 3 milionë euro.
Mbetet ende e paqartë se si brenda pak orësh, u zhdukën qindra shishe verë nga banesa e Ergys Agasit, i cili vijon të jetë i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes AKSHI, pasi paracaktonte tenderat në këtë institucion.



