Intensiteti i reshjeve i orëve të fundit në Gjirokastër ka krijuar problem në rrezikshmërinë e përmbytjes së një banese.
Siç njofton korrespondentja e MCN nga Gjirokastra, saktësisht në fshatin Valare, Njësia Administrative Lunxhëri në vendin e quajtur Topullaraj, uji ka vërshuar në banesën e shtetases M. G, ku ka prurje të mëdha të ujit.
Për pasojë është bllokuar tubo e betonit të masës 300. Menjëherë MZSH ka shkuar me një pompë për të evituar përmbytjen totale.
Forcat zjarrfikëse po punojnë ne këtë banese për te hequr sasinë e ujitë të grumbulluar.



