Xhaçka: Ushtria dhe policia janë në terren, nuk jemi vetëm

Xhaçka: Ushtria dhe policia janë në terren, nuk jemi vetëm

Emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit janë në terren, në përpjekje për t’u shpëtuar jetën njerëzve të bllokuar nën rrënoja në Thumanë dhe Durrës. Rreth 4 mijë forca të ushtrisë dhe 1 mijë efektivë të policisë janë në terren. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri thirrje në një komunikim për mediat që qytetarët të shmangin qëndrimin në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Për shkak të situatës së pasigurisë dhe panikut që ka shkaktuar tërmeti, kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura sot dhe nesër.  

Janë konfirmuar shtatë qytetarë të vdekur. Nuk është moment për të vajtuar, duhet të solidarizohemi dhe të menaxhojmë me gjakftohtësi një situatë të tillë. Goditja kryesore në 3:55 magnitudë 6.3. tjetër goditje 5.5. Durrësi dhe Thumana janë dy lokalitetet e goditura më rëndë. Në të gjitha godinat e shembura vijon puna e kërkim shpëtimit. Siç e keni parë janë operacione të vështira, duhet punuar ngadalë pasi ekziston mundësia e dëmtimit të personave të bllokuar apo vetë punonjësve të ekipeve të shpëtimit”, tha Xhaçka.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy