Hoxha: Përse duhet të gëlltiste Lear Kurti qesen me drogë, kur mund ta hidhte atë!

Hoxha: Përse duhet të gëlltiste Lear Kurti qesen me drogë, kur mund ta hidhte atë!

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Artan Hoxha ngriti dyshime për versionin e policisë se I riu qe ndërroj jetë ka gëlltitur qesen me drogë, duke thënë se në orët e vona të natës, ai mund ta hidhte qesen pa u pikasur. 

Ai deklaroi se ngjarja ka nevojë për hetim, por se këtë hetim nuk mund ta bëjë policia. 

Në rast se ka patur një dozë 0.3gram ose 0.6 gram dhe ka vrapuar 200 metra, ai ka patur mundësi që ta flakte, ta hidhte. Natën te Don Bosko kush do ta gjente?

Po e marrim të mirëqenë se e ka gëlltitur, sepse i ka ardhur keq për lekët. Aty thotë është gjetur qesja, por nuk dihet çfarë lënde ka brenda. Për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e personit. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, të vijë patrulla pa një motiv.

Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu?

Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur.

Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim.

Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy