Zjarr në një apartament në Elbasan, panik te banorët

Zjarr në një apartament në Elbasan, panik te banorët

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, duke shkaktuar momente paniku te banorët e pallatit.

 

Sipas informacioneve paraprake, nga banesa kanë dalë shtëllunga të dendura tymi, të cilat janë përhapur me shpejtësi në ambientet e përbashkëta, duke alarmuar familjet që jetojnë në ndërtesë.

 

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda në apartament, çka ka shmangur pasoja në njerëz.

 

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. 

 

Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy