Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Shop".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 17-vjeçari, banues në Kamëz.
Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



