Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Jorgucat.
Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Jorgucatit”, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe Namik Topulli, 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja Aleksandra Sulku, rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S.
Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
MCN mëson se në aksident është përfshirë automjeti tip Volksvagen Caddy me targa AB363ER me pronësi të Caritas Albania dhe me drejtues Namik Topulli nga Gjirokastra me automjetin tjetër tip Volksvagen AA645ZJ me drejtuese K. S., 28 vjeç banor i Delvines.
Nga konstatimet paraprake nga grupi hetimor behet e ditur se 28-vjeçari i ka prerë në kthesë rrugën mjetit të Caritasit çka shkaktoi dhe përplasjen frontale.



