Një zjarr përfshiu pasditen e djeshme zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës, ndërkohë që flakët vijuan të ishin aktive edhe këtë të martë.
Reporterja Arjola Hasanaj në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha se në operacion janë përfshirë 4 helikopterë, 2 të ardhur nga Emiratet dhe 2 të FA-ve.
Terreni i vështirë dhe prania e rërës ka penguar mjetet zjarrfikëse në operacion.
“Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e djeshme pyllin me pisha të hidrovorit, në fshatin Akërni, njësia administrative Novoselë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe rërës që ka penguar mjetet zjarrëfikëse në operacion janë përfshirë 4 helikopterë, dy të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe dy nga Forcat e Armatosura”.
Mbi 3 hektarë pyje raportohet se janë djegur në zonën e përfshirë nga zjarret.



