Gjoba bizneseve duke i kërcënuar me armë, 1 në kërkim dhe tre të proceduar

Gjoba bizneseve duke i kërcënuar me armë, 1 në kërkim dhe tre të proceduar

<p>Një person është shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u vendosnin gjoba bizneseve dhe i kërcënonin me armë. Sipas policisë së Lezhës, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe për dy të mitur 15 dhe 16 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa u shpall në kërkim policor shtetasi L.J.</p> <p>Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë. Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të blinduara, të cilat përdoreshin nga këta shtetas, për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndërsa materialet hetimore i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.</p> <p>Gjithashtu, policia e Lezhës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasin F. K, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy