
Policia e Librazhdit ka arrestuar dy persona pasi kanë grabitur me dhunë dy të moshuar në fshatin Sheje.
Bëhet me dije se me 25 dhe 27 korrik shtetasit V. K. 32 vjeç dhe M. K. 33 vjeçe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer dy grabitje, duke sulmuar fizikisht dy të moshuar dhe duke iu marrë me forcë sende personale dhe para.
Një 68-vjeçar dhe një 62-vjeçare u dhunuan gjatë vjedhjeve dhe pësuan dëmtime të lehta.
Gruaja është trajtuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, njëri nga celularët e vjedhur iu shit shtetasit E. Sh., i cili u arrestua për përvetësim të pasurisë së vjedhur.



