Tregti ilegale dhe mallra të dyshuara kontrabandë, procedohen 2 persona

Tregti ilegale dhe mallra të dyshuara kontrabandë, procedohen 2 persona

Policia ka proceduar penalisht dy shtetas të përfshirë në ushtrimin e veprimtarisë tregtare në informalitet, ndërsa janë sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, disa prej të cilave dyshohet se janë kontrabanduar, si dhe dy automjete që përdoreshin për transportin e tyre.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të kontrolleve dhe verifikimeve për evidentimin e subjekteve që shmangin detyrimet tatimore, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit S. M., 34 vjeç, dhe R. E., 20 vjeç.

 

Sipas Policisë, shtetasi S. M., administrator i një subjekti në Tiranë që tregtonte elektroshtëpiake, dyshohet se ushtronte aktivitet në kundërshtim me ligjin. Gjatë kontrollit, u kap në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, i cili po transportonte me automjet pajisje elektroshtëpiake pa dokumentacion përkatës, në emër të këtij subjekti. Nga verifikimet rezultoi se ai ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme. Automjeti dhe mallrat u sekuestruan si prova materiale.

 

Ndërkohë, në aksin rrugor “Milot–Thumanë”, shërbimet e Policisë ndaluan shtetasin R. E., i cili po transportonte me automjet veshje dhe artikuj të ndryshëm, të dyshuar si të kontrabanduar. Hetimet paraprake tregojnë se ai i tregtonte këto mallra në mënyrë online. Edhe në këtë rast, automjeti dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy