Një shqiptar u vu në pranga në Itali, pasi në banesën e tij u gjet një sasi e madhe droge. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e të arrestuarit, por saktësojnë se operacioni është kryer në banesën e tij në Via Monti, Brescia.
Atij i janë gjetur gjithsej 20 kg drogë, 5 kg kokainë dhe 15 kg hashash.
Sipas hetimeve të policisë italiane, i riu shqiptar ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të drogës. Ai e shiste lëndën narkotike në lokalet e natës dhe sheshet e qytetit.
Droga nëse hidhej në treg kushtonte mbi 1 milionë euro.
Bashmë me të në pranga është vënë edhe e dashura e tij rumune, me të cilën ai bashkëjetonte.
