Me armë me vete në lokal, tenton t’i shpëtojë policisë/ Kapet një person me precedentë në Korçë

Me armë me vete në lokal, tenton t’i shpëtojë policisë/ Kapet një person me precedentë në Korçë

“Target” u kodua një operacion i policisë së Korçës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë.

 

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 9, në një lokal, në ambientet e të cilit u konstatua shtetasi Andi Qeraxhi, i cili dyshohej se ishte i armatosur. 

 

Ky shtetas, sapo vuri re forcat e policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi, me qëllim që të shmangte kapjen, por u kap dhe neutralizua.

 

Nga kontrolli fizik, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër, municion luftarak dhe një shumë parash.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Andi Qeraxhi, 31 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy