KLGJ emëron 15 gjyqtarë të rinj nga Magjistratura

KLGJ emëron 15 gjyqtarë të rinj nga Magjistratura

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë.

Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.

Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë : Erlanda Agaj; Marko Boshku; Elisabeta Gjoni; Klejda Çapja; Artur Prenga; Mirjan Mustafaj; Kostandina Kuro; Iva Zemani; Enisa Shahini; Ema Shaholli; Shkëlzen Liçaj; Xhevdet Lika; Ligoraq Toshi; Hazbi Balliu;  Florin Demollari.

Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra.

Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të gjyqtarëve Marina Rraboshta dhe Stavri Kallço.

Në përfundim të mbledhjes, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy