
Autoritetet britanike kanë dënuar me 9 vjet burg një të ri shqiptar, pasi qëlloi me thikë një 59-vjeçar teksa ishin duke parë ndeshjen e Anglisë në kampionatin europian. Sipas mediave të huaja, 30-vjeçari Pëllumb Hysa, e goditi 3 herë me thikë tifozin britanik. 59-vjeçari mori lëndime të rënda, por fatmirësisht nuk ndërroi jetë.
Shtetasit shqiptar i ishte kërkuar që të mos bllokonte televizorin gjatë ndeshjes me Ukrainën teksa mbështetësit e kombëtares angleze ishin mbledhur të shihnin ndeshjen në Hotel Mill në Chester më 3 korrik.
I zemëruar me viktimën e tij, shqiptari mori një thikë dhe më pas e ndoqi në tualet dhe ku dhe e sulmoi. Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa shihet me sy të nxirë, pasi gjatë arrestimit u godit me grusht nga një shok i viktimës.



