Kosova padit Malin e Zi, i kërkon 4500 metra katrorë në Budva

Kosova padit Malin e Zi, i kërkon 4500 metra katrorë në Budva

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi ndaj komunës së Budvës në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë, në atë që tani njihet si shëtitorja “Rafailovic”, në rrugën Djuro Rafailovic, dhe ku dikur kishte një park fëmijës, në qytetin e Budvas, raporton Vijesti.

Pala kosovare, bazuar në atë që shkruan medium malazez, pretendon që e ka blerë atë parcel toke gjashtëdhjetë vjet më parë. Dhe, në të cilën Vijesti pretendon të ketë pasur qasje, është dorëzuar pranë Gjykatës Themelore të Kotorrit.

Pala malazeze e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, nën kryesimin e Nikola Plamenac, e ka kundërshtuar padinë e dorëzuar nga shteti i Kosovës, duke kërkuar që të hidhet poshtë.

Më tutje tuhet se paditësi ka nënvizuar se pronar legjitim dhe i vetëm i pronës është shteti i Kosovës, prandaj për ta mbështetur këtë pretendim në lëndë ka bashkëngjitur edhe marrëveshjen e shitblerjes të lidhur më 22 mars 1961, pranë Gjykatës së Qarkut në Kotorr, sipas së cilës ngastra prej 4 mijë e 555 metrash katrorë ishte blerë nga Këshilli për Politika dhe Çështje Sociale, pranë Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës(KSAK).

Në kundërshtimin që pala malazeze i ka bërë padisë thuhet se bazuar në dokumentacionin në dispozicion, është e pamundur të nxirret një përfundim i qartë lidhur me vërtetësinë e fletës poseduese të paraqitur nga pala paditëse.

Po ashtu, komuna ka vlerësuar se pretendimi nuk mund të mbështetet mbi Rregulloren e UNMIK-ut për Fuqitë e Administratës së Përkohshme në Kosovë dhe Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilave sipas Vijesti, Republika e Kosovës iu është refereuar në dosjen që ka prezantuar.

Sipas Vijesti, Kosova e ka çuar lëndën për këtë rast në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit e ka hedhur poshtë padinë, në të cilën pretendohej se kompania “Rekreaturs” e ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme selinë e saj nga Prishtina në Budva, për ta marrë në fituar pronësinë mbi atë parcelë.

Përveç kësaj prone, Qeveria e Kosovës kërkon kthimin edhe të 172 pronave tjera në ish-republikat e Jugosllavisë, 42 prej të cilave janë në Mal të Zi.

Një tjetër pretendim i Kosovës është ai për 33 mijë metra katrorë në gjirin e Kamenovos, që gjatë kohës së ish-Jugosllavisë është shfrytëzuar si vendpushim për punëtorët nga Kosova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy